Qytetarët ukrainas kanë filluar të largohen nga hotelet në vendpushimin “Sllënçev Brjag” në Detin e Zi, duke pritur një vendim nga Shtabi Kombëtar Operacional, nëse programi për ndihmën e tyre humanitare, i shpallur deri më 31 tetor, do të zgjatet. Një pjesë e ukrainasve shkojnë në Konstancë të Rumanisë, ku ka një program të sigurt deri në qershor. Ndërkohë, një komision nga Policia Ekonomike, oficerët e policisë në Nesebër, Agjencia Bullgare e të Ardhurave dhe Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve po kryen kontrolle në hotele për të përcaktuar numrin e refugjatëve ukrainas. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, mospërputhje të konsiderueshme janë gjetur në disa nga hotelet në “Sllënçev Brjag”, ku ishin akomoduar shtetasit ukrainas, raportoi BNR Varna.
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..