846 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 725 nga një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.2% e 7539 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 10% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive u rritën me 149 në 10 304. 148 të infektuar u shtruan në spitale. 114 prej tyre ose mbi 77% nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit u ulën me 28 në 696. 59 të infektuar mbeten në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 vdekje me COVID-19. 17 nga personat e vdekur nuk ishin imunizuar. Të hënën janë shëruar 677 veta, janë bërë 575 vaksina.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..