Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti do të shqyrtojë propozimin për zgjatjen e vlefshmërisë së buxhetit të vjetër

Foto: BGNES

Ligji për zgjatjen e provizioneve nga Buxheti 2022 u paraqit në Kuvendin Popullor, tregon një raport i BNR. Veprimi i zgjatur duhet të mbetet në fuqi derisa të miratohet ligji i ri i buxhetit për vitin 2023. Këshilli për Bashkëpunim Trepalësh dje nuk e miratoi projektin për shkak të mospajtimit të sindikatave, sipas të cilave nuk duhet të lejohet ngrirja e të ardhurave. Megjithatë, punëdhënësit janë të mendimit se kjo është e vetmja mundësi për të shmangur një deficit edhe më të madh në thesar.

Motivi i kabinetit të përkohshëm për t’iu drejtuar këtij opsioni është se nuk ka një shumicë parlamentare për të mbështetur politikat e propozuara prej tij, kështu që është në kompetencat e një qeverie të rregullt të përgatisë një buxhet krejtësisht të ri për vitin 2023.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Ditën para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë..

botuar më 25-04-23 7.40.MD
Natalija Kisellova

Kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Parlamentit për shkak të një fanelle që reklamonte lojërat e fatit

Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja është paraqitja e saj në tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”, duke mbështetur ekipin e saj..

botuar më 25-04-23 6.54.MD

KE: Hyrja e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen forcon ekonominë e BE-së

Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet..

botuar më 25-04-23 6.38.MD