Sivjet mbushen 100 vjet nga krijimi i i Rapsodisë “Vardar” – një nga veprat më me popullaritet bullgare, e njohur në një shumëllojshmëri transkriptimesh. Një muzikë e kompozuar me thellësi, magjepsëse, festive, kolorite – siç është në përgjithësi krijimtaria e kompozitorit Panço Vlladigerov. Dhe me siguri kjo është vepra më e njohur e këtij kompozitori, pianist dhe dirigjent bullgar.
Njëqind vjet më parë, atëherë 23-vjeçari Panço Vlaldigerov ende jetonte në Berlin. Pasi filloi shkollimin muzikor në Bullgari, në vitin 1914, së bashku me vëllain e tij binjak - violinistin Ljuben Vlladigerov, ata shkuan në kryeqytetin gjerman, ku studionin me mësues të famshëm. Kompozitori fitoi dy herë çmimin prestigjioz Mendellson të Universitetit të Berlinit. Më 1918 - për koncertin e tij të parë për piano, opus 6 dhe më 1920 - për “Tri Përshtypje”.
Jo më pak mbresëlënës është fakti se dirigjenti i madh Herbert von Karajan edhe si student ekzekutonte vepra të Panço Vladigerovit dhe në vitin 1926 u diplomua me Koncertin e tij № 1 për piano.
Siç dihet kompozitori punonte në Deutsches Theater(në periudhën e viteve 1920 - 1932), me ftesë të vet regjisorit teatror Maks Rajhard. Në vitin 1922 Panço Vlladigerov kompozoi Rapsodinë “Vardar”, e cila në variantin e parë ishte për violinë dhe piano. Historinë e kompozimit të rapsodisë e tregon vet Vlladigerov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Në vitin tjetër, 1923, vepra u botua nga Universal Edition me emrin Rapsodi Bullgar “Vardar”. Vite më vonë, në 1928, Vlladigerov e orkestroi për një orkestër të madhe simfonike, bëri disa transkriptime të tjera dhe në vitin 1971 Ljuben Vlladigerov ripunoi Rapsodinë “Vardar” për dy violina solo.
Kjo shkurtimisht është historia e kësaj vepre, që ekzekutohet në të gjithë botën dhe që u bë emblematike jo vetëm për autorin e saj, por edhe për kulturën muzikore bullgare.
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im"...
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”...