409 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 104 nga një ditë më parë. 59.4% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 8.6% e 4740 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 9% të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 672 në 9287. 90 të infektuar u shtruan në spitale. 65 prej tyre, ose mbi 72%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 10 në 650. Janë 61 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 vdekje me COVID-19. 9 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të mërkurën u shëruan 1071 persona. Janë administruar 918 vaksina.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..