409 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 104 nga një ditë më parë. 59.4% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 8.6% e 4740 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 9% të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 672 në 9287. 90 të infektuar u shtruan në spitale. 65 prej tyre, ose mbi 72%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 10 në 650. Janë 61 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 vdekje me COVID-19. 9 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të mërkurën u shëruan 1071 persona. Janë administruar 918 vaksina.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..