Presidenti Rumen Radev e ka nderuar Profesoren biologe Diana Petkova me Medaljen e Nderit për kontributin e saj të rëndësishëm në arsim dhe shkencë. Në këtë ceremoni, iu dorëzua medalja e nderit e presidentit edhe Prof. Georgi Safev për zhvillimin e edukimit mjekësor bullgar dhe për 80-vjetorin e tij. Me të njëjtën medalje u dekorua edhe arkitekti Kostadin Sandev për kontributin e tij në urbanistikën e Bllagoevgradit dhe Banskos dhe për 75 vjetorin e tij. Angel Wagenstein u nderua gjithashtu për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën bullgare dhe për 100 vjetorin e tij. Mbesa e tij, Jacqueline Wagenstein, mori çmimin e tij.
Presidenti vuri në dukje se secili prej të nderuarve është pjesë e fuqisë shpirtërore dhe intelektuale të atdheut dhe ata e afirmojnë autoritetin e Bullgarisë përtej kufijve të vendit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..