Një bullgare që nuk e ka përjetuar kurrë luksin në jetën e saj është sot në mesin e gjuetarëve të diamanteve në botë, shkruan gazeta britanike “Express”. 46-vjeçarja Julia Castelli u rrit në qytetin Radomir, afër kryeqytetit, në një familje të një bullgari dhe një ruseje. Sot ajo jeton në Londër, por shpesh duhet të udhëtojë nëpër botë në kërkim të bizhuterive unike për klientët e saj të pasur. Marrëveshja e saj më e madhe ishte një diamant për 20 milionë paundë. Në një intervistë për “24 Çasa”, Julia tha se kjo ka ndodhur në vitin 2008 për një klient privat, por nukzbuloi detaje, pasi konfidencialiteti është një element shumë i rëndësishëm në punën me diamantet. Bullgarja nisi të mësonte të gjitha gjërat e sipërmarrjes së bizhuterive në Nju Jork, ku fillimisht shkoi për të punuar në një dyqan bizhuterish. Kur u largua nga vendlindja, ajo ishte 25 vjeçe, sapo kishte mbaruar për ekonomi në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje, por tashmë kishte marrë dituri të mira ekonomike.
“Pas rënies së sistemit socialist, prindërit e mi provuan gjëra të ndryshme, në të cilat i ndihmuam unë dhe vëllai. Kishim një kafene dhe një dyqan ndriçimi. Importonim edhe makina nga Evropa Perëndimore dhe unë bashkë me babanë dhe vëllain duhej të merrja pjesë në sjelljen e tyre në Bullgari”, thotë Julia. Meqenëse diamantet nuk shiten çdo ditë, Julia merret edhe me organizimin e udhëtimeve ekzotike për klientët e saj të pasur. Udhëtimi është një tjetër pasion i saj, në të cilin bullgarja ka investuar ndër vite shpirtin e saj sipërmarrës dhe ka fituar shumë përvojë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..