Ofertat e punës në tregun bullgar janë në rënie. Sipas një analize të platformës më të madhe të punësimit në vendin tonë, në muajin tetor, numri i shpalljeve në vendin tonë është ulur me 7%, krahasuar me shtatorin e këtij viti.
Ofertat e tetorit ranë me 3 000, duke e çuar totalin në pak më shumë se 45 500. Postimet e punës ranë pothuajse në çdo sektor përveç kontabilitetit, auditimit dhe financave.
Nga ana tjetër, në bazë vjetore, numri i reklamave është 5% më i lartë se në tetor 2021. Është marrë parasysh edhe sezonaliteti i tregut të punës dhe punësimi pas muajve të verës. Megjithatë, pritet që rënia e ofertave për punë të vijojë të vërehet edhe në tremujorin e fundit.Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Përgatitjet për migrimin e pagesave me karta nga leva në euro dhe aderimi përkatës i sistemit të pagesave me karta BORICA në TARGET deri në fund të..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) e uli përsëri normën bazë të interesit në vend. Që nga 1 maji, do të jetë tashmë 2.24 për qind. Rënia krahasuar me prillin..