Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostoja e jetesës në Bullgari u rrit me 20 për qind

Çmimet e ushqimeve bazë po bëhen të padurueshme nga ana sociale

2/3 e të punësuarve në vend nuk mund të arrijnë të ardhurat e nevojshme për një jetesë normale

Foto: BGNES

Rritja e çmimeve të ngrohjes, rrymës elektrike, ujit dhe gazit për familjet në Bullgari është mesatarisht 40 për qind, por më i madh është shtrenjtimi i produkteve kryesore ushqimore si sheqeri, mishi, qumështi, makaronat, ku rritja është me afro 10 për qind edhe në tremujorin e fundit. Shumë nga çmimet diktohen nga bursat botërore të mallrave, por në Bullgari edhe çmimet e ushqimeve bazë bëhen të padurueshme nga ana sociale – tregon një sondazh i çmimeve të konsumit dhe pagave të mirëmbajtjes për tremujorin e tretë të vitit 2022, zhvilluar nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Vetëm në një vit çmimi i sheqerit u rrit më se 60 për qind në rrjetin tregtar. Kështu në praktik për një jetë normale në vendin tonë duhen 20 për qind më shumë fonde  për mirëmbajtjen e një personi të familjes, krahasuar me shtatorin e vitit 2021 – llogarisin ekonomistët e Konfederatës. Kjo do të thotë se një i punësuar i cili e mirëmban veten në një familje duhet të marrë të ardhura neto jo më pak se 1300 leva. Për një jetë normale në Bullgari të një familjeje tre anëtarësh me një fëmijë deri në 14 vjeç, shuma e kënaqshme është jo më pak se 2370 leva, llogaritin ekspertët. Mirëpo, statistika nga gushti tregon, se afro 1 milion e 800 mijë bullgarë që punojnë jetojnë me të ardhura më të ulëta se sa të lartpërmendurit. Kjo do të thotë, se 2/3 e të punësuarve në vend nuk mund të arrijnë të ardhurat e domosdoshme për standardin normal të jetesës në Bullgari për momentin.

Sipas të dhënave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura për një vit numri i bullgarëve të punësuar, të cilët nuk mund të arrijnë dot pragun e të ardhurave të domosdoshme për mirëmbajtjen e familjes u rrit me 100 mijë veta.

“Gjatë tremujorit të fundit më shpejtë rriten çmimet e bartësve të energjisë – me 5 për qind, ndërsa për mallrat rritja është afro 3 për qind” – theksoi Violeta Ivanova, eksperte nga Instituti pranë Konfederatës:

Violeta Ivanova

Tendenca e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë i vë familjet bullgare në një provë serioze, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin dimëror të ngrohjes. Sipas sondazheve të fundit sociologjike 76 për qind e bullgarëve janë të shqetësuar nëse do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e familjes në dimër, dhe 46 për qind përgjigjen se problemi më i madh është rritja e çmimeve dhe inflacioni i pandërprerë me të cilin përballen në dyqane. Ky shqetësim është i shpjegueshëm sepse shohim se rritja e të ardhurave nga puna edhe para kësaj është e konsumuar nga ritmet e inflacionit, e cila në shtator arriti 18.7 për qind. Në tremujorin e dytë të këtij viti evidentojmë se paga mesatare u rrit me 13 për qind, por në realitet u ul me rreth 2 për qind, për shkak të inflacionit tejkalues.”

Jeta në Bullgari me ritme të shpejta po bëhet më e shtrenjtë, prandaj nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari këmbëngulin që të ardhurat në të gjithë sektorët të kompensohen të paktën me nivelin e inflacionit mesatar për vendin – 19 për qind, raportuar nga statistika kombëtare. Edhe pse çmimet e mallrave bazë shtëpiake tejkalojnë rritjen prej 20 për qind, sindikalistët nuk kërkojnë kompensim maksimal nga buxheti. Synimi i tyre është paga e dhjetorit për vitin 2022 të bëhet të paktën 20 për qind më e lartë se paga që morën punëtorët në dhjetor 2021.

“Atëherë mund të themi se i kemi kompensuar të ardhurat nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – ruajmë motorin e rritjes ekonomike në vend, por pa e mbinxehur atë” – thotë kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, Pllamen Dimitrov.

Pllamen Dimitrov

“Nuk do të pranojmë që të miratohet buxheti i vitit 2023 pa rritjen e të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm, edhe pse thonë se pagat u rritën mjaftueshëm këtë vit. Për këtë ka hapësirë ​​fiskale dhe me një planifikim më të mirë të të ardhurave tatimore dhe me planifikim më të qartë dhe më të arsyeshëm të shpenzimeve kapitale, ka vend që të ndahen 700 milionë leva shtesë për rritjen e pagës minimale në baza vjetore, e cila duhet të jetë 850 leva nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Mund të parashikohet një rritje shtesë e të ardhurave në sektorin publik, sepse problemi nuk është në biznesin privat. Ai vazhdon të rrisë pagat e punëtorëve. Në industri dhe shërbime, pagat u rritën me 17 deri në 25 për qind që në qershor. Në të kundërt, në sektorin publik, të ardhurat po bien me 5 deri në 8 për qind për shkak të inflacionit vjetor. Fonde buxhetore duhet të ndahen për subvencione të ngrohjes gjatë dimrit. Pothuajse ¼ e popullsisë në Bullgari është në varfëri energjetike dhe nuk do të jetë në gjendje të ngrohet. Shteti ynë është në vendin e parë për këtë tregues në Evropë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, knsb-bg.org, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD