Kuvendi Popullor miratoi një projektvendim për shpenzimet e investimeve për blerjen e një lloji të ri të avionit luftarak - faza e dytë, njoftoi BTA.
Vendimi u votua me 162 vota "pro", 49 "kundër" dhe 11 "abstenim". Vendimin e mbështetën përfaqësuesit e GERB-SDS, DPS, "Bullgaria Demokratike", "Ngritja Bullgare", si dhe disa nga deputetët nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Gjithsej 10 prej tyre abstenuan dhe një votoi "kundër". Kundër ishin edhe deputetët e "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane".
Projekti i miratuar parashikon pajisjen dhe armatimin e një eskadrileje të aviacionit me gjuajtës me shumë qëllime - 16 F-16 Block-70 dhe përfundimin e procesit të ndërtimit dhe funksionimit të pajisjeve, armatimit të aviacionit, si dhe të sistemeve tokësore të fazës së parë dhe të dytë të projektit "Blerja e një lloji të ri avioni luftarak”.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..