Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja Rumjana Bëçvarova para Radio Bullgarisë:

Potenciali i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Izraelit është i pakufishëm

Foto: Krasimir Martinov

Teknologjitë e larta, bujqësia, turizmi - dimëror, kulturor dhe SPA, janë fushat në të cilat marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Izraelit kanë tradita, por edhe potencial serioz për zhvillim - komentoi Rumjana Bëçvarova, ambasadore e vendit tonë në Tel Aviv, në një intervistë për RadioBullgarinë. Mirënjohja është fjala përmbledhëse që përshkruan qëndrimin e popullit të Izraelit ndaj Bullgarisë, shton ajo.

Tema e shpëtimit të hebrenjve dhe mediave bullgare ishte fokusi kryesor i ditës së tretë të Takimit të 17-të Botëror të Mediave Bullgare (01-03 nëntor 2022), që u mbajt në Jerusalem dhe Tel Aviv të Izraelit.

Para fillimit të diskutimeve, delegacioni nga Bullgaria u përkul para Monumentit të Shpëtimit në Tel Aviv dhe një ditë më parë u bënë homazhe edhe në Memorialin në Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit “Jad Vashem” në Jerusalem.

Njerëzit në Izrael janë mirënjohës ndaj Bullgarisë çdo ditë”, tha ambasadorja Bëçvarova.

“Ata jo vetëm e shprehin me fjalë, por e tregojnë me qëndrimin e tyre jashtëzakonisht pozitiv ndaj çdo përfaqësuesi nga Bullgaria. Njerëz të rastësishëm, edhe ata që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Bullgarinë, kur marrin vesh se jemi bullgarë, na falënderojnë që i kemi shpëtuar hebrenjtë e tyre. Dhe ky është një standard marrëdhëniesh që më duket se edhe ne duhet të mësojmë. Ne duhet të shohim se sa shumë na vlerësojnë njerëzit këtu dhe gjithashtu të kemi një qëndrim të tillë ndaj nesh. Kjo është e rëndësishme, që të mundemi të kemi forcën dhe guximin për t’i vazhduar veprat e mira.”

Kontaktet personale dhe besimi mes njerëzve dhe bizneseve, si dhe mbështetja që të dyja vendet i japin njëri-tjetrit në nivel ndërkombëtar, dëshmojnë për marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira dypalëshe. “Covid-19 thjesht ndaloi për dy vjet atë që mund të kishte ndodhur”, theksoi ambasadorja Bëçvarova, duke theksuar përpjekjet për të mbajtur kontakte, shkëmbimin e informacionit shëndetësor lidhur me pandeminë dhe bashkëpunimin në nivel shtetëror të autoriteteve të aeroportit të të dy vendeve në mënyrë që fluturimet ndërmjet Bullgarisë dhe Izraelit të mos pezullohen.

Sa i përket potencialit për zhvillimin e ardhshëm, Rumjana Bëçvarova theksoi teknologjitë e larta:

Potenciali më i madh është në partneritetin e biznesit inovativ dhe të teknologjisë së lartë të Izraelit me bizneset bullgare që nuk janë aq të zhvilluara për momentin, krahasuar me Izraelin. Meqenëse këtu ka shumë ekspozita dhe forume për kontakte, ne i ndihmojmë përfaqësuesit nga Bullgaria të vendosin kontakte. Ka shumë mundësi dhe kuptim që marrëdhëniet të zhvillohen në këtë drejtim - kjo është e ardhmja e industrisë dhe sektorëve të tjerë, duke përfshirë marrëdhëniet në nivelin e njerëzve, biznesit, qeverive."

Fusha tjetër është tregtia, por importi i produkteve nga Bullgaria është i vështirë për shkak të kërkesës për të ashtuquajturat ushqime “kosher” (ushqime dhe pije, të cilat u përgjigjen rregullave hebraike fetare). “Në Bullgari ka importues me certifikatë, por kjo ende nuk mjafton”, theksoi Bëçvarova. Sipas saj, Izraeli aktualisht prodhon më shumë produkte bujqësore se Bullgaria dhe është shumë aktiv në tregjet evropiane.


Sfera tjetër me potencial është turizmi.

“Ajo mund të zgjerohet edhe më shumë, kështu që këtu të vijnë më shumë bashkatdhetarë, edhe pse për bullgarët është ende e shtrenjtë. Por izraelitët tregojnë interes për Bullgarinë dhe për përjetimet e reja si skijimi dhe turizmi balneo, ata janë jashtëzakonisht të interesuar edhe për turizmin kulturor. Izraelitët janë njerëz kureshtarë, në kuptimin e mirë të fjalës, dhe duan të mësojnë më shumë - diçka që Bullgaria mund t'u ofrojë atyre."

Intervistën e mori Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD