Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani më 8 nëntor do të zhvillojë një vizitë pune në Bullgari. Vizita do të bëhet menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në takimin zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore, kryetar i së cilës këtë vit është vendi ynë. Ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Millkov do të bisedojë “sy më sy” me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, pas së cilës do të zhvillohen bisedime plenare mes dy delegacioneve. Më pas dy ministrat e jashtëm do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtypin.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..