Rusia vendosi kundërsanksione në sferën ushtarako-teknike ndaj 74 kompanive nga 11 vende, përfshirë Bullgarinë, njoftoi TASS. Përfundimi i kontratave me kompanitë nga lista e bashkangjitur është e ndaluar, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë ruse.
Në fjalinë e tij të zakonshme të natës, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se është me rëndësi jetike që Rusia të detyrohet të marrë pjesë në bisedime “të vërteta” paqësore dhe e përshkroi palën ruse si një forcë destabilizuese për një sërë çështjesh ndërkombëtare, përfshirë ndryshimin e klimës, bëri të ditur Reuters.
Aleksej Arestoviç, një këshilltar i Zelenski, tha se Ukraina është e gatshme për negociata me një lider rus, por jo me Vlladimir Putin.
Presidenti rus mund të mos marrë pjesë në samitin e G-20 javën e ardhshme. Presidenti indonezian Xhoko Vidodo, i cili pret takimin e ekonomive më të mëdha në botë, tha se mbeti me “përshtypjen e fortë” nga biseda me Putinin javën e kaluar se lideri rus nuk do të marrë pjesë në takimin në Bali, i cili pritet të dominohet nga tema e luftës në Ukrainë, njoftoi AFP.
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..