Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkëmbimi tregtar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tejkalon 1 miliard euro

Nikollaj Millkov dhe Bujar Osmani
Foto: BGNES

Marrëdhëniet tona kaluan gjatë një periudhë të vështirë. Kemi interes të rikthejmë axhendën pozitive dypalëshe, tha ministri i jashtëm në detyrë Nikollaj Millkov pas takimit në Sofje me homologun e tij maqedonas Bujar Osmani.

Doli që ekziston një atmosferë negative, të cilën dëshirojmë ta heqim, tha Millkov.

Të dy komentuan situatën me klubet dhe njohjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por edhe shkëmbimin e madh të mallrave që tejkalon1 miliard euro. Në një periudhë kur të dy vendet janë të ekspozuara ndaj ndikimeve të jashtme nga krizat që na goditën, ne u fokusuam në rolin e Bullgarisë si qendër gazi në Ballkan dhe në një sërë temash të tjera pozitive, si blerja e energjisë elektrike nga Bullgaria”, shtoi Millkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Izraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..

botuar më 25-04-25 8.51.PD

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD