Titulli i këngës është “Nëse ndonjëherë”, dhe premiera e videos është arsyeja që grupi të na tërheq vëmendjen mbi çmimin e fituar në shtator në Konkursin e Fondacionit “Xhon Lenën”.
X-R@Y bashkon Vesellin Kirev – vokal, Nikollaj Nikollov – tambura, Nikollaj Dimitrov – kitarë. Pikërisht ata e krijouan grupin në fund të vitit 2006. “Rrezet rëntgen depërtojnë thellë në materi. Ne duam që muzika të cilën e krijojmë të ketë të njëjtën aftësi”, shkruajnë ata në uebsajtin e tyre.
Më vonë, treshes iu bashkua Marijan Zhivkov - bateri. Në vitin 2017, muzikantët morën pjesë në Festivalin StreetMusic në Satu Mare - Rumani dhe fituan çmimin e dytë. Albumi i tyre i parë solo quhet “O.K.”. Ai doli në tregun muzikor në vitin 2019. Këngët në të kombinojnë pop, rok, blues, world, funk, reggae dhe motive folklorike bullgare. Në konkursin e krijimit të këngëve me emrin e Xhon Lenon, që organizohet në kujtim të muzikantit të madh, juria vlerëson origjinalitetin, melodinë, kompozimin, tekstin, siç është e regjistruar në kushtet e pjesëmarrjes. Fitues në kategorinë World Music, në të cilën u dekorua grupi X-R@Yа, është këngëtari irakian Agreen Dilshad. Dy interpretuesit e tjerë të dalluar së bashku me muzikantët bullgarë janë nga Japonia dhe India.
Teksti i këngës “Nëse ndonjëherë” është në bullgarisht. Në regjistrim u përfshin edhe gajdexhiu Martin Ljamov nga Ansambli Folklorik Kombëtar “Filip Kutev” dhe basisti Mirosllav Gajdarski.
Përveç promovimit në të gjitha platformat e Fondacionit Xhon Lenën, pjesë e çmimit janë lloje të ndryshme të softuerit dhe harduerit muzikor që do të përdoren në projektet e tyre të ardhshme, thonë artistët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..