Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në afërsi të fshatit Tatull u zbuluan mbetjet e një kishe të krishterë të shekullit V-VI

Foto: BNR - Kërxhali

Mbetjet e dy tempujve janë zbulimet që shënojnë fundin e gërmimeve pranë shenjtërores legjendare trake të Orfeut pranë fshatit Tatull të rajonit të Momçillgardit në malin Rodope. Këtë e ka raportuar për BTA udhëheqësi i gërmimeve, prof. Nikollaj Ovçarov.

Këto janë vende të ruajtura mirë - një kishë e madhe e krishterë nga shekulli V-VI dhe poshtë saj janë themelet e një tempulli të mëparshëm, ndoshta romak, nga shekulli III-IV. Gjatë hulumtimit janë gjetur edhe monedha dhe qeramika, të cilat e përcaktojnë datimin dhe rëndësinë e objekteve të zbuluara.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre këndvështrime të historianëve bullgarë mbi Bashkimin e Bullgarisë në vitin 1885

Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..

botuar më 25-09-06 5.30.PD

Eksponate të çmuara tregojnë për Bashkimin, të shpallur 140 vjet më parë në Plovdiv

Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..

botuar më 25-09-05 5.30.PD
Foto: Parku Kombëtar Muze Shipka-Buzlluxha

Rruga e Gjatë e Himnit Bullgar: Ekspozitë në Majën Shipka

Më 30 gusht, gjatë Festimit Kombëtar të 148-vjetorit të Eposit Shipka, ekspozita "Rruga e Gjatë e Himnit Kombëtar" hapet pranë Monumentit madhështor të Lirisë në Malin Shipka. Pikërisht në këtë vend historik, ku u vendos fati i lirisë bullgare një shekull..

botuar më 25-08-30 8.05.PD