Viti i tanishëm është festiv për Agjencinë për Bullgarët jashtë shtetit – mbushen tri dekada që kur ekspertët e këtij institucioni shtetëror shqyrtojnë, hulumtojnë dhe koordinojnë ngjarjet dhe proceset ndër bullgarët jashtë shtetit. Dhe ashtu siç ndryshon imazhi i emigracionit bullgar, ashtu edhe detyrat para Agjencisë përfitojnë një pamje të re. Pjesë e pandarë e detyrave të agjencisë kanë të bëjnë me proceset e lëshimit të certifikatave për prejardhje bullgare. Lidhur me këtë ka për t’u krijuar një Këshill Konsultativ për vërtetimin e prejardhjes bullgare.
“Sipas ndryshimeve dhe shtesave në Ligjin e Shtetësisë Bullgare, të miratuara në vitin 2021, pranë Agjencisë për Bullgarët jashtë shtetit duhet të krijohet një këshill i tillë. Ai do të prekë individët, të cilët nuk posedojnë një dokument të lëshuar nga shteti bullgar ose i huaj që vërteton origjinën e tyre bullgare – sqaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha e Agjencisë Rajna Manxhukova. – Ligjvënësi vendosi, se në rast mungese të një dokumenti të tillë, prejardhja bullgare do të vendoset nga një këshill konsultativ, i cili do të japë qëndrimin përkatës për çdo rast të veçantë.
Të gjitha dokumentet e domosdoshme për krijimin e tij u dorëzuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa nga Agjencia presin që në kohë sa më të afërt ai të krijohet dhe të fillojë të punojë.
Në të do të anëtarësojnë shkencëtarë bullgarë, të cilët dekada të tëra punojnë mbi këto çështje dhe janë në gjendje që mbi bazë të kritereve të ndryshme të vlerësojnë nëse një person ka origjinë bullgare.
Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit u krijua me qëllim të formojë dhe të koordinojë politikën e shtetit ndaj bullgarëve jashtë vendit. Në këtë kuptim nuk është lehtë për t’iu bërë bilanc asaj që u arrit në periudhën e kaluar 30 vjeçare. Për fat të keq për këtë periudhë nuk u formua një politikë e unifikuar ndaj bashkësive bullgare jashtë shtetit.
“Ka shumë politika në sfera të ndryshme, dhe më e suksesshmja është ajo në sferën e arsimit – sqaron Rajna Manxhukova. – Që në vitin 1993 u miratua Dekreti 103, sipas të cilit çdo vit në Bullgari mbërrijnë për të mësuar një numër të madh bashkatdhetarësh tanë nga bashkësitë historike. Në kuadrin e po këtij Dekreti dërgohen mësues dhe libra shkollorë në shkollat me mësimdhënien e gjuhës bullgare jashtë shtetit. Që nga viti 2009 e këtej, tashmë disponojmë akte normative, të cilat rregullojnë ndihmën për hallkat arsimore bullgare jashtë shtetit. Bëhet fjalë për shkollat bullgare të së dielës. Në të gjitha këto, Agjencia ka rolin e saj të rëndësishëm.”
Agjencia ka kontributin e vet edhe për krijimin e Asociacionit të shkollave bullgare jashtë vendit. Në vitet 90-të të shekullit të kaluar, shkollat tona të së dielës në mbarë botën nuk ishin një formë edukimi e njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, dhe kishte vetëm tri shkolla shtetërore jashtë vendit - në Pragë, Bratislavë dhe Budapest.
“Sidoqoftë, Agjencia filloi të zhvillojë kontaktet me këto shkolla në të gjithë botën dhe në vitin 2005 arritëm të mbledhin përfaqësuesit e 26 shkollave nga 18 shtete. Atëherë këta njerëz u takuan për herë të parë. Në vitin 2006 u themelua Asociacioni i Shkollave Bullgare në SHBA, ndërsa në vitin 2007 – ai i shkollave bullgare jashtë shtetit, të cilët si organizata joqeveritare tashmë mund të shtronin dhe të diskutonin problemet që kanë me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Në vitin 2009 u miratua programi “Gjuhë dhe kulturë amtare jashtë shtetit”, dhe më pas edhe Dekreti 90, sipas të cilit financohen shkollat bullgare jashtë shtetit.
I tillë është roli i Agjencisë dhe duhet mbajtur mend, sepse është një rrugë shumë e mirë, që mund të ndjekin lloje të tjera të organizatave bullgare në mbarë botën. Agjencia është ndërmjetësi, gjithmonë i hapur për ndihmë, përmes të cilit ata mund të krijojnë lidhje me ministritë dhe institucionet përkatëse në vendin tonë.”
“Për të punuar në Agjenci, duhet të kesh zemër dhe vetëdijen, se e bën për Bullgarinë”
12 vjet pasi për herë të parë qëndroi në krye të agjencisë në vitin 2010, Rajna Manxhukova thotë, se sot është shumë më e vështirë të gjesh njerëzit e saktë dhe t’i mbash ata të punojnë në institucion. Megjithatë pranon se është optimiste.
“Ajo me të cilën arrij t’i mbaj për momentin është se u tregova se çfarë bënë në të vërtetë kjo agjenci. Këta të rinj, të cilët deri më tani merreshin kryesisht me dhënien e certifikatave për origjinë bullgare, ende po zbulojnë komunitetet dhe sa shumë punë ka me to. Për të punuar në Agjenci, duhet të kesh zemër dhe vetëdijen, se e bën për Bullgarinë. Por edhe një qëndrim ndaj njerëzve jashtë, si pjesë e pandashme e vendit” – shpjegon Manxhukova.
Drejtori i Agjencisë ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit shprehu shpresë, se ky institucion së shpejti do të konfirmojë statusin e tij duke u bërë pjesë e Ligjit të ri për Bullgarët jashtë Shtetit.
Kujtojmë se në kuadër të Kuvendit të mëparshëm Popullor, ekspertë të Qendrës Kombëtare të Studimeve Parlamentare rekomanduan përgatitjen e një projekti krejtësisht të ri të tij.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit, Facebook/Rajna Manxhukova
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..