Dy shtetasit turq të akuzuar për vrasjen e policit kufitar Petër Bëçvarov u dërguan në gjykatën në Edrene. Gjatë kontrollit u sekuestruan pushka e gjuetisë me të cilën u qëllua polici kufitar dhe 23 patronë gjuetie.
Autorët e të shtënave në kufirin bullgaro-turk janë të regjistruar në polici për vjedhje të shumta. Ndërkohë, u bë e qartë se vendi ynë i ka kërkuar Turqisë që të kryejnë hetimet së bashku. Ekziston edhe mundësia që shtetasit turq të arrestuar të ekstradohen dhe të gjykohen në vendin tonë, deklaroi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev.
Sot, Bullgaria dhe Turqia ranë dakord të krijojnë një grup të përbashkët pune për të luftuar krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm dhe doganat, i cili do të mblidhet çdo muaj.
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..