Më 10 nëntor në Pallatin e Kulturës në Pernik do të mbahet edicioni i dytë i festivalit “Urat shpirtërore”, ku do të prezantohen vepra të kompozitorëve nga gjashtë vende të Ballkanit.
Kuinteti për flaut, klarinetë, violinë, violonçel dhe piano nga Mehmet Nemutlu – Turqi, do të ketë premierë. Në program janë përfshirë edhe pjesa "Periferia" për piano katër duar nga kroatja Sanja Drakulić, Trioja për violinë, klarinetë dhe piano nga Žarko Mirković - Mali i Zi, Trioja për klarinetë, violonçel dhe piano nga Nikos Drelas - Greqi.
Ndër interpretuesit janë Sara Panosjan - violinë, Rosen Ideallov - klarinetë, Georgita Bojaxhieva - violonçel, Ivan Kerekovski - piano, Martin Pavllov - flaut dhe dyshja e pianos Shtereva-Simeonova.
Orkestra e Dhomës “Orfeu” nga qyteti pritës do të performojë veprën "Vallja e lashtë" për orkestër harqesh të kompozitorit shqiptar Vasil Tole të drejtuar nga Thanas Çaçi - gjithashtu nga Shqipëria.
Nën dirigjimin e Rajço Hristovit do të interpretohet vepra e Cenko Minkinit "Rëçenica për orkestrën e harqeve", kushtuar klasikut bullgar Petko Stajnov.
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..