Vetëm Suedia dhe Franca mund të ofrojnë avionë gjuajtës derisa tetë avionët e parë F-16 të porositur dhe paguar SHBA-së të mbërrijnë në Bullgari. Ky është konkluzioni i ekspertëve ushtarakë, të cilin ministri në detyrë Dimitër Stojanov ua prezantoi deputetëve të Komisionit të Mbrojtjes. “Gripen” dhe “Mirage” janë dy opsionet më realiste për Bullgarinë, e cila më në fund duhet të ulë MiG-29 në fund të vitit 2023, por deri atëherë nuk do të ketë marrë F-16-të e parë. SHBA-ja duhej të na dorëzonte avionët në fjalë në vitin 2023, por gjatë pandemisë Covid-19 u bë e qartë se prodhimi i tyre do të vonohej deri në vitin 2025.
Italia, Holanda dhe Spanja u janë përgjigjur negativisht pritshmërive tona për avionë gjuajtës zëvendësues.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..