Në 24 orët e fundit janë zbuluar 305 raste me koronavirus nga 4150 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. Mbi 7% prej mostrave rezultuan pozitive. Në spital janë 583 pacientë – 66 prej tyre në reanimacion. Katër persona vdiqën - të gjithë nuk ishin vaksinuar. Dje janë imunizuar 1234 persona kundër koronavirusit. Gjithsej 4 586 864 doza të vaksinave janë administruar deri më tani.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..