Ilija Zllatov, një piktor nga fshati Kulevça i Bollgradit, e shfrytëzon talentin e vet në një mënyrë jostandarde. Për këtë qëllim ai nuk përdor kanavacën tradicionale apo fletën e letrës, por…..kunguj dekorativë. Veprën e parë bullgari nga Ukraina e krijoi në vitin 2003 dhe deri më tani ka krijuar mbi 200 mostra të ngjashme. Pamjet në to paraqesin skena nga jeta e bullgarëve, mënyrën e tyre të jetesës, kulturën dhe traditat, njoftoi për BTA Anja Terzivec – drejtuese në programin "Zëri i bullgarëve” të Televizionit Publik në Odesë.
Piktori ëndërron që një ditë të krijohet një muze i kungujve, muze ky që tani për tani nuk ekziston jo vetëm në Besarabi dhe pjesën tjetër të Ukrainës, por edhe në Evropë.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..