Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lulëzimi dhe shkatërrimi shënojnë të kaluarën mijëvjeçare të manastirit “Shën Ivan Kasinec”

Shpella e Madhe me afresket pranë manastirit
Foto: Veneta Nikollova

Shën Ivan Rillski jetonte në shekullin e X. Edhe më sot ai konsiderohet mbrojtësi qiellor i bullgarëve. Prandaj aty ku shenjtori ndalej për të kreshmuar dhe për të lutur, ndërtoheshin shenjtërore dhe kisha për nder të tij. Të shpërndarë në skaje të vështira për t’u arritur në të gjithë Bullgarinë, disa prej këtyre tempujve ktheheshin në fortesa të fesë së krishterë dhe të arsimimit në vitet e errëta të sundimit osman. Një vend i tillë është Manastiri “Shën Ivan Kasinec” ose “Shën Ivan Pusti” që ndodhet nja dhjetë kilometra larg qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore.

Sipas legjendës Ivan Rillski kaloi 40 ditë në një shpellë të vogël lart në vargmalet shkëmbore në rajonin Kasinec. Këta shkëmbinj ishin të banuar që në kohët e lashta, gjë që dëshmohet nga gjetjet e qeramikës nga mijëvjeçari i parë para Krishtit. Në shekullin e XII në këmbët e shpellës së shenjtorit, në vendin e një faltoreje të zhdukur nga koha, murgj oshënarë themeluan një manastir. Dhe megjithëqë ishte vështirë për t’u arritur, gjatë shekujve shenjtërorja shumë herë u shkatërrua dhe për një kohë të gjatë qëndronte i shkretë. Prandaj e quajtën “Shën Ivan Pusti” (“pusti” nga bullgarisht i shkretë). Sidoqoftë, kisha u emërua pas një shenjtori tjetër – Joan Teolog.

Kisha e Manastirit „Shën Joan Teolog“

Në të u zbuluan tri shtresa afreske murale, më e vjetra prej të cilave daton nga shekulli i XII mësojmë nga Neli Stojanova, përgjegjëse në Muzeun Historik Rajonal – Vraca. Dhe më shumë:

“Në kohën e pushtetit osman në manastir kishte një shkollë letrare me një shkollë mësimi. Këtu zhvilluan krijimtarinë e tyre shkrimtarë, letrarë, iluministë. U krijuan kryevepra të vërteta të literaturës vendase damaskene dhe kishtare liturgjike. Manastiri mbante lidhje të drejtpërdrejta me dhurues të njohur nga qyteti Vraca. Në këto kohë të vështira ata ndihmonin që manastiri të kthehej në një qendër të letërsisë, arsimimit dhe fesë së krishterë. Aty u lulëzuan edhe zanatet. Kishte punishte argjendarie. Këtu u hap punëtoria e parë e stampimit në Bullgari. Në manastir u krijuan kryevepra unike të artit bullgar të argjendarisë dhe bizhuterisë. Disa prej tyre mund të shihen në Muzeun Historik në Vraca.”

Në vitin 2008 kisha e manastirit u restaurua dhe u hap për turistët

Në afërsi të drejtpërdrejtë ndodhet Shpella e Madhe – një kamere e zbrazur në shkëmb me një qemer të lartë. Në këmbët e saj ka një burim karstik me ujë shërues. Sipas studiuesve, punishtet zejtare të manastirit ishin të vendosur pikërisht në shpellë. Më të jashtëzakonshme janë imazhet shkëmbore të mbijetuara në muret e shpellës.

Vendi ku Shën Ivan Rillski rrinte vetëm

“Ka shumë mbishkrime të vjetra. Disa prej afreskeve shkëmbore konsiderohen se datojnë nga shekulli i XIV. Ata rikrijojnë skena nga jeta dhe veprat e Shenj Dhimitri dhe Shën Nestor. Por thuhet, se Shën Dhimitri  nuk është i rikrijuar sipas kanunit të dikurshëm ikonografik. Në një nga imazhet shenjtori është i rikrijuar i hipur një kalë të bardhë, ndërsa në një tjetër është i ulur në një fron të bardhë, ndërsa në këmbët e tij shihen pamjet e kafshëve të ndryshme – gjarpërinj, luanë etj.”, thotë Neli Stojanova.

Afresket me imazhet e Shenjtorëve Dhinmitri dhe Nestor në Shpellën e Madhe

Këto afreske u restauruan në shekullin e XVI-të, kështu që ngjyrat janë ende të gjalla dhe imazhet e shenjtorëve, megjithëse të zbehura, kanë një ndikim të fortë. Në murin perëndimor të Shpellës së Madhe ruhen gjurmë ikonash shkëmbore me imazhet e Shën Ivanit të Rilës dhe Shën Joan Teologut.

Burimi karstik në Shpellën e Madhe

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD