Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me kreshmë besimtarët ortodoks po përgatiten për Lindjen e Krishtit

Foto: BGNES

Dyzet ditë para lindjes së Shpëtimtarit për të krishterët ortodoks fillojnë kreshmët e Krishtlindjeve gjatë të cilave konsumojnë ushqime pa mish për t’u përgatitur për këtë festë shumë të shenjtë. Por nëse privimet trupore nuk shoqërohen me pendim, mendime të devotshme, veprime fisnike dhe fjalë inkurajuese ndaj të afërmve, do të kemi kreshmuar kot, sepse Lindjen e Krishtit nuk do ta presim me zemër, shpirt dhe trup të pastruar.

Sivjet Kreshma e Krishtlindjeve fillon më 15 nëntor. Nëpërmjet kreshmës Zoti na thërret të pendohemi për mëkatet tona. Ne gjejmë referenca për një përmbajtje të tillë edhe në Dhiatën e Vjetër - Moisiu kreshmoi 40 ditë dhe net përpara se të merrte Dhjetë Urdhëresat e Perëndisë; Profeti Ilija pa lavdinë e Zotit pas një kreshmë të rreptë; Gjon Pagëzori u bë i famshëm me kreshmën e tij të rreptë. Sidoqoftë, konfirmimi i kreshmës 40-ditore të lidhur me Lindjen e Zotit tonë u vendos mezi në shekullin e XII.

Sipas kanunit kishtar në vigjiljen e kreshmës janë të Lidhurat, të quajtura bullgarisht Zagovezni. Kjo është dita në të cilën të krishterët ortodoks para se të fillojnë të kreshmojnë kërkojnë falje nga njeri tjetri dhe hanë ushqim me origjinë shtazore. Sipas traditës, më 21 nëntor, kur Kisha kremton Hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull dhe më 6 dhjetor – në Ditën e Shën Nikolla të Mirës së Likës, besimtarët mund të konsumojnë peshk.

Prifti Stelijan Kunev nga Kisha “Shën Pimen Zografski” në qytetin Burgas i këshillon të krishterët, të prekur nga ndonjë dobësi, t’i kërkojnë Perëndisë t’u japë forcë për ta përballuar atë. Sepse të gjithë duhet të përgatisin shpirtin dhe zemrën për takimin me Zotin - lindjen e Jezu Krishtit.

Prifti Stelijan Kunev

“Ai lindi në tokë për të na shëlbuar nga mëkati dhe vdekja, por ai duhet të lindë edhe në zemrat tona – thotë prifti. - Dua të them që zemra jonë duhet të bëhet ai Bethlehemi shpirtëror në të cilin të mirëpresim Zotin.”

At Stelijan Kunev u kthehet fjalëve të Apostullit Pali, sipas të cilit ne duhet të bëhemi tempull i Zotit për të përmbushur qëllimin dhe kuptimin e jetës sonë.

“Jeta jonë këtu në Tokë, sado e gjatë të jetë, është e përkohshme, e kufizuar – vazhdon kleriku. - Ndërsa jeta e përjetshme fillon që nga momenti kur takojmë Zotin dhe pranojmë Jezu Krishtin si shpëtimtari dhe çliruesi ynë. Atëherë për ne nuk ka më rëndësi se kur do të vijë ndarja nga bota tokësore dhe shkuarja në atë qiellore, apo kur do të vdesim, ta themi thjesht. Por në fakt ne nuk do të vdesim, por do të jetojmë përgjithmonë dhe kjo jetë e përjetshme fillon këtu.”

Dhe kur të fitojmë hirin e Zotit, atëherë tashmë do të kemi gëzim, qetësi, kujdes për njëri-tjetrin. Dhe kështu - me hapa të vegjël drejt Mbretërisë së Qiellit, siç thotë prifti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD