Projektet e përfshira në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë bullgare. Për Bullgarinë, plani nuk është vetëm mjete financiare, por një mundësi për modernizimin real të vendit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në takimin në Sofje me shefen e grupit të punës për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë brenda Komisionit Evropian Celine Gower. Fondet do të mbështesin fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe drejtësia, theksoi kreu i shtetit. Projektet e parashikuara në kuadrin e planit duhet gjithashtu të kontribuojnë në një tranzicion të qëndrueshëm dhe të drejtë social duke siguruar përzierjen më të mirë energjetike kombëtare dhe të mbështesin Bullgarinë në dëshirën e saj për të vazhduar të afirmohet si një qendër rajonale energjetike përmes zbatimit të teknologjive inovative dhe ekologjike, vuri në dukje ai.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..