Në kryeqytetin e Turqisë filluan bisedime ruso-amerikane, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov, duke iu referuar botimit “Komersant”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ripohoi informacionin, me saktësimin, se nismëtar i bisedimeve është pala amerikane. Kanalet ruse në rrjetin social “Telegram” njoftojnë, se në konsultimet po shqyrtohen variante të marrëveshjes paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa në delegacion është drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Sergej Narishkin, thekson gjithashtu korrespondenti ynë.
Ndërkohë në Bali kryetari i takimit të liderëve nga G-20, presidenti indonezian Joko Widodo bëri thirrje për unitet gjatë edicionit të sivjetshëm të forumit, transmetoi BTA, duke cituar Reuters. Sipas fjalëve të Widodo, blloku nuk duhet të lejojë që bota të bjerë në një tjetër luftë të ftohtë dhe konflikti duhet të përfundojë. Përndryshe, do të jetë e vështirë për botën të ecë përpara, tha Widodo, pa përmendur konkretisht luftën në Ukrainë në fjalimin e tij të hapjes së forumit. Sipas tij, konflikti ka një ndikim shumë të fortë në furnizimin me ushqime dhe burime energjie dhe bota po përballet me një sërë krizash që intensifikojnë rivalitetet. Indonezia po punon për të kapërcyer dallimet e mëdha midis vendeve, tha gjithashtu presidenti indonezian, duke shtuar se të njëjtën frymë duhet të tregojnë edhe vendet pjesëmarrëse, sepse bashkëpunimi nevojitet më shumë se kurdoherë tjetër për të shpëtuar botën.
Në të njëjtën kohë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova përgënjeshtroi njoftimet e mediave perëndimore, se ministri Sergej Llavrov u shtrua në një spital në ishullin indonezian Bali. Në një video amatore të përhapur nga Zaharova, Llavrov u bëri thirrje “gazetarëve perëndimorë të jenë më të sinqertë se sa janë, të shkruajnë të vërtetën më shpesh dhe të mos kufizohen në reportazhet e tyre mbi një këndvështrim”, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me re shiu rreth mesditës dhe pas saj. Në zona të caktuara, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe në..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të dhënave nga zyra statistikore evropiane Eurostat. Sipas këtij treguesi, Bullgaria renditet e para me..
Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rosen Zheljazkov kërkoi që sistemi i paralajmërimit BG-Alert të vihet në funksion brenda 10 ditëve. "10 ditë, kolegë, pas kësaj nuk ka justifikim. Edhe një herë, ne zbulojmë se sistemet e krijuara me..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një..
Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe..
Nxënësit bullgarë fituan gjashtë medalje në matematikë në Olimpiadën Ballkanike në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shoqata e Ekipit Olimpik të..