Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO do të hetojë incidentit me raketa në Poloni

Anxhej Duda
Foto: BGNES

Në nivel ambasadorësh NATO do të shqyrtojë kërcënimin kundër territorit polak pasi një raketë ra në një fermë polake në afërsi me Ukrainën dhe vrau dy civilë. Varshava tha se nuk ka nevojë për të aktivizuar nenin 5 të marrëveshjes së mbrojtjes kolektive të NATO-s. Presidenti polak Anxhej Duda komentoi se ende nuk ka informacion të saktë se kush e lëshoi saktësisht raketën. “Do të ketë një hetim aleat. Nuk kemi asnjë provë për momentin se kush e lëshoi raketën. Është një raketë e prodhuar nga Rusia, por hetimi është në vazhdim”, tha Duda.

Zyrtarët amerikanë thanë se sipas të dhënave fillestare, raketa që goditi Poloninë u lëshua nga forcat ukrainase kundër një rakete ruse që po afrohej, njoftoi Associated Press. Sipas tyre, kjo ndodhi në sfondin e raketave më të fundit shkatërruese të lëshuara nga Rusia kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës. Më 15 nëntor, Rusia lëshoi ​​më shumë se 90 raketa me krahë kundër Ukrainës, nga të cilat 77 u rrëzuan, raportoi UNIAN.

Bullgaria është jashtëzakonisht e shqetësuar nga shpërthimi në Poloni, ku humbën jetën dy civilë, theksohet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme bullgare. “Po monitorojmë zhvillimin e situatës nga afër dhe jemi në kontakt me aleatët tanë për konsultime. Ne shprehin solidaritetin e plotë me aleatët tanë polakë, bashkimi i NATO-së dhe BE-së është fuqia jonë. Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, ne deklarojmë se agresioni duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.

“Incidenti në Poloni, i cili çoi në humbje të jetëve njerëzore, është i papranueshëm, rrezikon të destabilizojë të gjithë rajonin dhe të zgjerojë shtrirjen territoriale të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenti Rumen Radev në një qëndrim të tij. “Është e nevojshme që menjëherë të zbardhet ky rast i rrezikshëm dhe të merren masat adekuate. Çdo ditë e kësaj lufte shkatërron të ardhmen e Evropës dhe botës”, tha Radev.

Sulmet ruse kundër sistemit energjetik të Ukrainës shkaktuan ndërprerje të rrymës elektrike në pjesë të Moldavisë dhe shumë zona të Ukrainës. Kievi njoftoi se mungesa e energjisë elektrike ndaloi furnizimin me naftë përmes tubacionit “Druzhba”, i cili furnizon Hungarinë me naftë ruse.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Illkov

Nuk ka të arrestuar për trazirat para Teatrit Kombëtar që të mos ketë përshkallëzim

Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në..

botuar më 24-11-08 5.32.MD
Akadenia Ekonomike në Svishtov

Akademia Ekonomike në Svishtov shënon 88 vjet nga themelimi i saj

Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA. Në shenjë mirënjohjeje, para monumentit të donatorit Dimitër Cenov, u vendosën kurora dhe lule nga..

botuar më 24-11-08 2.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB është i indinjuar që nëndëspresidenti e cilësoi parlamentin si "të paligjshëm"

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje institucionit presidencial që të kërkojë falje për qëndrimin e shprehur nga nënpresidentja Ilijana Jotova, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të parakohshme të 27 tetorit, nëse jo - të..

botuar më 24-11-08 1.32.MD