Nga data 17 deri më 20 nëntor, Qendra Rajonale për Arte Bashkëkohore “Toplocentralla” do të presë një ngjarje teatrore jo standarde – “Festivali Evropian Teatral Playback Sofja 2022”. Të gjitha shfaqjet në hapësirën artistike të kryeqytetit do të zhvillohen në gjuhën angleze.
Teatri Playback (to play it back – ta luash përsëri) është një teatër improvizues i bazuar në historitë personale të njerëzve nga publiku. Muzika për to realizohet drejtpërdrejt dhe spontanisht. Ky zhanër ka strukturë, formë dhe ritëm, por nuk ka skenar. Aktorët përdorin aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të kuptuar përvojat e të tjerëve, në mënyrë që të kenë sukses në "kthimin" e historive të treguara përmes krijimtarisë së tyre. Në përgjithësi, teatri “Playback” u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin rolin e tyre – qoftë pjesëmarrës, protagonist apo spektator.
Programi i festivalit përfshin ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si dhe 9 grupe, 18 seminare, 9 performanca etj. Do të marrin pjesë formacione teatrore dhe aktorë nga Bullgaria, Hungaria, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Zvicra. Janë të ftuar 27 trajnerë nga disa kontinente, njoftuan organizatorët nga shoqata “Krijuesit” dhe teatri Playback “Këtu dhe tani”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Playback Theatre "Here and Now"Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..