Në 24 orët e fundit janë zbuluar 220 raste me koronavirus nga 3730 analiza, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. Më pak se 6% e mostrave rezultuan pozitive. 60% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 78, në Plovdiv - 16 dhe në Ruse - 14. Janë 495 pacientë në spital - 56 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 78% e 46 personave të sapo pranuar nuk janë vaksinuar. Dhjetë persona kanë vdekur – të gjithë të pa imunizuar, ndërsa janë shëruar 250. Rastet aktive janë 7761. Dje janë administruar 975 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 073 888 persona me imunizim të përfunduar.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..