“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të votuara në lexim të dytë nga komisioni ligjor i Kuvendit Popullor, me shumë gjasa nuk janë antikushtetuese, por janë të gabuara dhe të dëmshme”. Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë nga qeveria e përkohshme Krum Zarkov në një konferencë ku prezantoi propozimet e ekipit të tij për statusin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai shtoi se përdorimi i dy mënyrave të votimit është një garanci për katastrofën në procesin zgjedhor dhe kjo është dëshmuar ndër vite. Në temën e konferencës për media, ministri propozoi që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet, shkarkohet përkohësisht ose lirohet para kohe me 13 vota dhe jo si më parë me 17 të Plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu është planifikuar të futet një mekanizëm për hetimin e Prokurorit të Shtetit. Propozimet për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Gjyqësorin janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..