Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë janë hulumtuesit e parë që eksplorojnë dhe përshkruajnë shpellat e Shqipërisë

Njëkohësisht me gjinjtë e tokës, speleologët studiojnë edhe pakicën etnike bullgare në vend

Aleksej Zhallov
Foto: arkiv personal

Një pjesë e rëndësishme e historisë së speleologjisë bullgare janë ekspeditat kërkimore të shkencëtarëve tanë në Shqipëri. Ata filluan që në vitin 1992 dhe tashmë vazhdojnë për 30 vjet. Gjatë kësaj kohe, vendi ballkanik u vizitua nga 405 speleologë bullgarë dhe u zhvilluan gjithsej 39 ekspedita kombëtare të klubeve, me disa studiues që u kthyen atje shumë herë.

Fillimi

Para vitit 1989, Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur dhe e vetmja gjë që speleologët bullgarë dinin, ishte se shpellat atje nuk u eksploruan dhe u hartuan kurrë nga askush. Kështu, bazuar në informacionin e shkruar për relievin dhe tregimet e banorëve vendas për praninë e vrimave të shpellave, bullgarët u nisën në ekspeditën e tyre të parë menjëherë pas rënies së Perdes së Hekurt në vitin 1989. Të prirë nga ideja se janë pionierët në eksplorimin e shpellave në një territor të huaj shtetëror dhe se aty mund të gjejnë shpella të mëdha dhe të thella që tejkalojnë 1000 metra, studiuesit bullgarë zhvilluan ekspeditën e tyre të parë në Shqipëri.

Ivan Ivanov në dalje nga një greminë

“Në plan praktikë çdo zbulim gjatë eksplorimit të shpellave ka forcën e një zbulimi të ri gjeografik” – thekson një nga doajenët e speologjisë bullgare dhe udhëheqës shumëvjeçar i Federatës Bullgare të Speleologjisë  Aleksej Zhallov.

“Në janar të vitit 1992 personalisht mora një letër në një gjuhë të panjohur për mua. Mezi më vonë mësova se kjo ishte gjuha shqipe. Udhëheqësi i atëhershëm i speleologëve shqiptarë, për aq sa kishte të tillë, shkruante se nga një francez mësoi që në Bullgari ka shumë speleologë të mirë. Kolegët francezë na bënë një reklamë të mirë, duke thënë se nëse duan të bashkëpunojnë me dikë, duhet t’u drejtohen bullgarëve.

Përshtypja e parë për Shqipërinë lidhet me gardhin metalik. Dita ishte me mjegull. Në kufi tek ne erdhën dy kufitarë me uniforma të cilët na flisnin, por ne nuk i kuptonim. Pastaj një burrë i veshur mirë, që fliste një anglishte të përsosur, na ftoi dhe na pyeti se ku po shkonim dhe kur i thamë se erdhëm për të kërkuar shpella, ai u habit shumë. Këto ishin përshtypjet tona të para për Shqipërinë pas ndryshimeve.”


Të shkosh në shpella nuk është si të shkosh për një shëtitje në male, por lidhet me organizimin dhe hartografinë e objekteve të zbuluara rishtazi - thotë Aleksej Zhallov. Kështu që nga viti 1992 ai mori pjesë në 6 ekspedita bullgare në Shqipëri. “Kishte një pushim vetëm në vitin 2002 për shkak të trazirave në atë kohë në vendin ballkanik”.

“Por nuk dua të flas për politikë, por të them se çfarë ka ndodhur në Shqipëri - nga viti 1991 deri në vitin 2022. Arritëm të zbulonim dhe studionim 268 shpella dhe në të njëjtën kohë me hulumtimet bëmë punë për studimin dhe njohjen e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Madje shumë pyesnin se çfarë do të bënim në Gollobordë, një zonë e banuar me bullgarë. Shpellat atje janë të vogla dhe dikujt iu duk se po shpenzonim mjete të panevojshme. Ne thamë se këto fonde nuk janë të kota, sepse ne jemi para së gjithash bullgarë dhe jo vetëm po punojmë për të eksploruar shpellat, por po ndjekim edhe qëllime thjesht bullgare. Vetëm 6 vjet më parë e njohën minoritetin bullgar në Shqipëri dhe ne patëm shumë probleme me autoritetet atje. Atyre nuk u pëlqente fakti që bullgarët donin të vizitonin zonat e banuara nga minoriteti bullgar. Personalisht më kanë thirrur me emra të ndryshëm fyes. Një nga speleologët tanë u arrestua sepse në një nga ekspeditat sollëm shumë libra në gjuhën bullgare, të cilën e porositi nënpresidentja e atëhershme Bllaga Dimitrova. I mbartëm librat në kuti. Por nuk u vlerësua fakti se edhe pse atje flasin gjuhën e tyre amtare, bullgarët nuk e kanë studiuar kurrë atë, kështu që nuk mund të lexonin librat. Sidoqoftë entuziazmi ynë ishte i madh. Deshëm që të motivojmë njerëzit. Por falë ekspeditave tona në Shqipëri, e gjithë bota zbuloi se cilët janë speleologët bullgarë. Dhe tani thuhet se bullgarët janë eksploruesit e parë të shpellave në Shqipëri.”

Georgi Tashev

Përpilues: Gergana Mançeva (mbi bazë të intervistës së Tanja Ivanova, BNR-“Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD