Për kishën tonë ortodokse, familja e krishterë është një tempull i vogël ku, nëpërmjet sakramentit të martesës, bekohet ngjizja, edukimi dhe mësimi i fëmijëve në fenë ortodokse. Në këtë familje të kishtare, burri dhe gruaja janë një e tërë dhe fëmijët janë dhuratë nga Zoti, i cili ua beson atyre për t’i përgatitur për Mbretërinë e Perëndisë.
Prindërit janë ata që i çojnë fëmijët e tyre në Tempullin e Zotit, ashtu si Joakimi dhe Ana sollën për herë të parë në Tempullin e Jerusalemit vajzën e tyre të shumëpritur Maria, nënën e ardhshme të Shpëtimtarit. Sipas Ungjillit, në hyrje të tempullit, Maria trevjeçare i ngjiti vet shkallët e pjerrëta, ku e priste kryeprifti Zakaria. Para syve të habitur të të pranishmëve, ai e çoi atë në Tabernakullin e ndaluar për gratë, vetë “Shën e Shenjtëve”, ku i caktoi asaj një vend për lutje. Kisha e kremton këtë ngjarje të rëndësishme si Paraqitja e Virgjëreshës - një nga 12 festat e Zotit gjatë vitit.
Jo rastësisht Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1929 zgjodhi këtë ditë për të nderuar familjen e krishterë dhe rininë studentore ortodokse. Kështu, simbolika e madhe shpirtërore e festës u kujtoi prindërve detyrimet e tyre morale ndaj fëmijëve – t’i rrisin ata në frymën e virtyteve të krishtera. Kjo ditë ishte një festë e vërtetë në të cilën fëmijët u liruan nga shkolla në mënyrë që të frekuentonin tempujt e Zotit së bashku me prindërit e tyre.
Në ditët e sotme, përditshmëria laike po i zhvendos gradualisht vlerat tradicionale patriarkale të kulturës sonë, të cilat shoqëria moderne percepton si rituale fetare që kanë kaluar kohën e tyre. Dhe nëse festa është në ditë jave, fëmijët shkojnë në shkollë dhe prindërit ndjekin orarin e tyre të punës. Edhe pse të rrallë, ka edhe mësues që i çojnë fëmijët në shërbim kishtar për të mbajtur në shpirt flakën e besimit.
Në mbrëmje, në tryezën modeste, familjet ortodokse mblidhen për të shënuar festën me bukë pa yndyrë, një gotë verë dhe peshk dhe për të ftuar Nënën e Zotit të sjellë paqe, dashuri dhe mirëkuptim në shtëpinë e tyre.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..