51 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 33 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.44% e 791 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.4% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 36 në 7614. 6 të infektuar u shtruan në spitale. Pesë prej tyre nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u ulën me 3 në 483. Në terapi intensive janë 55 të infektuar.
Për 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. Të dielën u kuruan 15 veta. Janë administruar 2 vaksina.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..