Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse parlamenti nuk formon qeveri, zgjedhjet do të jenë më së shpejti në mars

Presidenti Radev
Foto: BGNES-arkiv

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".

Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.

Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.

Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.

Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Nikolloski

Reagime të ashpra në Bullgari pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i quajti bullgarët "të paqytetëruar"

BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti..

botuar më 24-09-18 5.08.MD
Ministri Zaprjanov

Ministri në detyrë i mbrojtjes mori pjesë në një takim të B9 në Bukuresht

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit B9, të kryesuar nga Rumania dhe Polonia. Forumi zhvillohet në Bukuresht. Ministri Zaprjanov foli të martën në mbrëmje me homologun e tij..

botuar më 24-09-18 10.56.PD
Presidentja maqedonase Gordana Siljanovska dhe presidenti bullgar Rumen Radev

Ministri i jashtëm maqedonas refuzoi një takim me homologun e tij bullgar në Sofje

Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo pune. “ Në..

botuar më 24-09-18 10.12.PD