Më 18 nëntor 2022, Bullgaria dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë një Deklaratë për përfshirje në padinë e Ukrainës kundër Federatës Ruse sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit. Këtë e njofton në faqen e saj Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Dorëzimi i deklaratës është në përputhje me vendimin e Kuvendit Popullor të datës 3 nëntor të këtij viti, thuhet në sajt.
Kështu Bullgaria bëhet vendi i 24-të në botë dhe i 20-ti në BE, që ndërhyri drejtpërdrejt në padinë e Ukrainës kundër Rusisë, thekson “Evropa e Lirë”. Padia u ngrit me një ankesë nga Ukraina, e paraqitur disa ditë pas fillimit të agresionit rus. Moska e bojkotoi procesin. Sipas saj, ky proces nuk është në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..