Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elon Musk u impresionua nga Shkëmbinjtë e Bellogradçikut

| rinovuar më 22-11-23 10.06.PD
Elon Musk dhe Shkëmbinjë e Bellogradçikut
Foto: EPA/BGNES,Vlladisllav Terzijski

Miliarderi Elon Musk pritet të vizitojë Bellogradçik më 23 prill, njoftoi BTA, duke iu referuar Ministrit të Turizmit në detyrë, Ilin Dimitrov. Ai e ftoi Musk të vizitojë Bullgarinë, përmes Twitter dhe Facebook, pasi njeriu më i pasur në botë ndau dhe reagoi ndaj një postimi që përshkruan fenomenin natyror të Shkëmbinjve të Bellogradçikut.

"Pretty sure that was in Elden Ring" /Me siguri që ishte në Elden Ring/. Kështu ka komentuar në Twitter Elon Musk, krijuesi i një prej kompanive më të suksesshme në botë, foton e Kalasë së Bellogradçikut dhe shkëmbinjve rreth saj, realizuar nga fotografi i njohur bullgar Vlladisllav Terzijski. Siluetat misterioze të monumentit bullgar me sa duket e shtynë amerikanin ta krahasojë atë me botën e fantazisë në të cilën gjenden personazhet e lojës kompjuterike.

Kalaja e Bellogradçikut dhe shkëmbinjtë janë ndër 100 objektet turistike kombëtare të Bullgarisë. Kalaja është një monument kulture me rëndësi kombëtare dhe një nga kështjellat më të ruajtura në vend. Është ndërtuar në shekullin III pas Krishtit nga romakët për të ruajtur rrugët strategjike që kanë kaluar përmes zonës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD