Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e Iluministëve të Popullit, 1 nëntor, filloi një fushatë dhurimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një shtylle 111 metra për flamurin bullgar, e cila do të ngrihet në livadhet e Rozhenit. Pikërisht në themelin e kësaj shtylle mesazhet e mbledhura do të mbyllen në një kapsulë kohore për 111 vjet. Numri 111 është zgjedhur për shkak të territorit të Bullgarisë – 111 000 kilometra katrorë.
Iniciativa për ngritjen e shtyllës në Rozhen i përket fondacionit "Trashëgimia në të ardhmen", ndërsa fushata e donacioneve kombëtare "Bullgaria e meriton!" është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.Ideja është që shtylla të jetë më e larta në BE.Ajo do të vendoset në lartësinë 1430 m, me një diametër 3 metra në themel dhe 0,75 metra në majë.Dimensionet e flamurit do të jenë 25x40 metra.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria e Arsimit. Ekipi bullgar u rikthye me tre medalje të arta dhe një të argjendtë, si dhe me një..
“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill . Projekti i Qendrës Kulturore Studentore “Shën Kliment Ohridski 1997” – Sofje, bashkon një festival..
Vazhdon të jetë i qëndrueshëm interesi për universitetet bullgare nga të rinjtë me origjinë bullgare që jetojnë jashtë vendit, të cilët aplikojnë përmes Dekretit Nr. 103 të Këshillit të Ministrave të vitit 1993. Ky vendim parashikon kushte..
“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill ...
Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria..