Me protesta në Sofje dhe Plovdiv, organizata të ndryshme po shënojnë 25 Nëntorin, të shpallur Ditë Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Statistikat jozyrtare tregojnë se më shumë se 20 vrasje të grave u kryen këtë vit si pasojë e dhunës në familje. Në Bullgari, Ministria e Brendshme nuk mban ende statistika zyrtare për sinjalet dhe rastet e dhunës në familje.
Rreth një e treta e proceseve të lidhura me dhunën në familje ndërpriten për shkak se viktima e tërheq ankesën. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për frikën, por jo vetëm për veten, por edhe për fëmijët dhe njerëzit e tjerë të dashur.
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot..