Presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu pritshmërinë e Bullgarisë që rezultatet e arritura nga vendi ynë të njihen nga të gjithë partnerët evropianë dhe se vendi ynë do t’i bashkohet zonës Shengen sa më shpejt të jetë e mundur. “Konektiviteti është me rëndësi thelbësore në kushtet e krizës dhe zinxhirët e furnizimit të ndërprerë ose të penguar rëndë... dhe ai duhet të jetë një përparësi”, theksoi presidenti. Kryetari i KE shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe vuri në dukje rezultatet e arritura nga vendi ynë në mbrojtjen e kufijve të BE-së pavarësisht presionit të fortë të fluksit të migrantëve.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit..