Në fillim të dhjetorit në Shkup do të mbahet një forum bullgaro-maqedonas i biznesit. Në vitin 2022, tregtia dypalëshe pritet të kalojë 1 miliard euro, krahasuar me 747 milionë euro në vitin 2021. Vetëm për 8 muajt e parë të 2022, xhiroja është tashmë mbi 711 milionë euro. Më shumë se 1/10 e importit bullgar i detyrohet furnizimit me energji elektrike. Bullgaria është partneri i pestë tregtar i Maqedonisë së Veriut pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Serbisë. Biznesi bullgar ka pozita të mira në Maqedoninë e Veriut në sektorin bankar dhe sigurime, në industrinë minerare dhe përpunuese, si dhe në sektorin e IT. Rritja e tregtisë është penguar prej vitesh nga lidhja e dobët e infrastrukturës midis dy vendeve fqinje, ankohen bizneset.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..