Deputetët hodhën poshtë projektdeklaratën e dorëzuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, në të cilën kërkohej që qeveria e përkohhsme të propozonte një buxhet të ri për vitin e ardhshëm. Vetëm "Bullgaria Demokratike" dhe BSP nga shtatë grupet parlamentare e mbështetën dokumentin.
Gjatë debateve më shumë se katër orëshe, deputetët shkëmbyen replika dhe sulme shumë të mprehta. “Biznesi nuk ka se si të planifikojë, nuk ka makro-kornizë për shpenzimet qeveritare, ne e lëmë shtetin në autopilot, i cili do të rëndohet me kosto shtesë”, tha Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe ish-ministër i financave.
Me këtë deklaratë nuk u pajtuu kryetari i DPS-së, Mustafa Karadayi, pasi “duke ruajtur kornizën financiare në buxhet, mund të bëhen zhvendosje për të siguruar shpenzime të ndryshme, por brenda të hyrave”.
Sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, refuzimi për të dorëzuar buxhetin është “kurth i ngritur nga presidenti”.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..