Rajoni “Jashtë shtetit” ruhet në Kodin Zgjedhor. Këtë e votuan deputetët në lexim të dytë në parlament. Propozimi për formimin e një qendre votimi jashtë vendit me të paktën 100 kërkesa u hodh poshtë, numri i vjetër prej 40 kërkesash mbetet. Nuk u pranua propozimi që deklarata, se zgjedhësi nuk do të votojë diku tjetër, të plotësohet, para vetë seksionit. U hodh poshtë propozimi për rritjen e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 15 në 25 anëtarë. Këshilli publik në komision u ruajt. Nuk u pranua propozimi për të pasur qendra të numërimit të votave jashtë komisioneve të seksioneve, por u pranua që në fund të ditës së zgjedhjeve të bëhet regjistrimi me video i numërimit të votave.
Në lexim të dytë në parlament, me gjithsej 124 vota, të GERB-it, DPS-së dhe BSP-së, përfundimisht u pranua kthimi i fletëvotimit në letër në seksionet me mbi 300 votues. “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare” – gjithsej 95 deputetë votuan “kundër”. Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin dhe “Bullgaria Demokratike” bënë thirrje sërish për aksione proteste mbrëmjen e sotme.
Mazhoranca gjithashtu regjistroi se “në qendrën e votimit zgjedhësi mund të votojë me fletëvotim në letër, ose me votim me makinë.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..