Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Importimi i fuqisë punëtore nga jashtë do të jetë një praktikë gjithnjë e më e shpeshtë në sektorin privat

Për punonjësit do të ketë shpërblime për Krishtlindje, por jo të gjitha do të jenë në vlerë monetare

Foto: Pixabay

Lufta në Ukrainë, pasiguria e vazhdueshme ekonomike dhe inflacioni në vendin tonë padyshim që kanë ndikimin e tyre në të ardhurat e njerëzve, si dhe në fuqinë e tyre blerëse. Dhe ndërsa qeveria e përkohshme fillon me ndrojtje një bisedë me sindikatat dhe punëdhënësit për vendosjen e një niveli të ri të pagës minimale, në përputhje me realitetet aktuale, sektori privat po përballet me një rivlerësim të politikave të tij aktuale në lidhje me përfitimet e punonjësve, si dhe nxitja e tyre e mëtejshme me bonuse monetare ose jo monetare.

Kompanitë planifikojnë të gëzojnë punonjësit e tyre me nga një dhuratë me tematikë Krishtlindjesh, por një përqindje minimale e tyre kanë veçuar një buxhet për bonus monetar, i cili do të jetë deri në 1/3 e pagës së punonjësit, sipas një sondazhi të një agjencie – lidere në rekrutimin e personelit në mbi 100 kompani bullgare dhe ndërkombëtare nga sektorët e IT, outsourcing, telekomunikacionit, financave, tregtisë dhe prodhimit. Nadezhda Vasilena, drejtoreshë e kompanisë shpjegon:

“Theksi vihet mbi një larmishmëri në përfitimet e Krishtlindjes. Pagesa e bonusit të Krishtlindjes mbetet, për llogari të një shume më të ulët, në kombinim me organizimin e festave të Krishtlindjes, me dhënien e një dhurate. Ndonjëherë jepet edhe një kupon për Krishtlindje.”

Sondazhi synon të tërheqë vëmendjen ndaj problemeve të përditshme me të cilët përballen ekspertët gjatë përzgjedhjes së personelit për sa i përket angazhimit të e punonjësve dhe mungesës së kuadrove. Festa e Krishtlindjes përfaqëson një mbështetje emocionale për punonjësin, duke synuar për prani më të madhe në zyrë, në sfondin e tendencës së krijuar tashmë të punës nga shtëpia, e cila ndikon edhe në angazhimin e njerëzve.

Sipas Vasilevas, punëdhënësit po bëhen gjithnjë e më kreativ në përpjekjet e tyre për t'i mbajtur punonjësit dhe për t'i bërë ata të ndihen mirë.

“Përveç shpërblimeve për Krishtlindjet dhe Pashkët, si dhe atyre për dasmë, lindja e një fëmije, të cilat janë tradicionale, së fundmi shumë vëmendje i është kushtuar zhvillimit të punonjësit. Organizimi i trajnimeve, teambuilding dhe të tjera po bëhen një praktikë gjithnjë e më e zakonshme. Gjithnjë e më shumë punëdhënës po kuptojnë se kur tregojnë kujdes për punonjësit e tyre, kjo çon në ndryshime pozitive dhe arrihet efekti i kërkuar.”

Situata në tregun e punës është e qetë dhe kompanitë që planifikojnë të reduktojnë stafin e tyre janë rreth 14%, tregon sondazhi i Konfederatës Bullgare të Punësimit. Pjesa e mbetur prej 86% e ruajnë ose madje edhe e rrisin numrin e punonjësve të tyre - tha për BNR specialisti i burimeve njerëzore Georgi Përvanov.

“Edhe pse askush nuk e di se çfarë na pret në të ardhme, ndryshimet që ndodhin në tregjet në mbarë botën vijnë gjithmonë në Bullgari me një vonesë të caktuar, nga 3 deri në 6 muaj. Pritet një sezon i mirë dimëror, i cili do të rrisë punësimin e përkohshëm dhe trendi i importimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta do të vazhdojë”.

Përvanov zbuloi gjithashtu se në cilët sektorë të ekonomisë sonë ka mungesë më të madhe të personelit:

“Personat më të kërkuarit janë për punë si staf shërbimi, punonjës magazine, pozita më të ulëta në industrinë e hotelerisë dhe restoranteve. Megjithatë, pres që së shpejti të fillojmë importimin e inxhinierëve dhe personelit për pozicionet e ekspertëve të nivelit të mesëm. Mund të vijë një kohë ku mjekët dhe mësuesit gjithashtu të jenë edhe të huaj.”

Sa për refugjatët ukrainas dhe mundësinë e tyre për t'u realizuar në vendin tonë, eksperti është skeptik për aftësinë tonë për t'i mbajtur ata:

“Pavarësisht numrit të madh (mbi 300,000) të refugjatëve ukrainas që kanë kaluar nëpër vendin tonë që nga fillimi i luftës në atdheun e tyre, vetëm 6-7,000 prej tyre kanë gjetur punë në Bullgari. Arsyeja për këtë është se shumica prej tyre janë gra që nuk flasin bullgarisht apo anglisht, por vetëm rusisht dhe gjuhë ukrainase. Arsyeja e dytë është se ata pranojnë se nuk planifikojnë të qëndrojnë gjatë në vendin tonë dhe do të kthehen në Ukrainë sapo të vijë mundësia e parë”, shpjegoi Përvanov.

Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë refugjatë rusë po vijnë në Bullgari dhe kjo prirje ka mundësi të shtohet. Është e rëndësishme të kuptojmë se cili do të jetë qëndrimi i vendit tonë, në sfondin e tendencave polare ndaj tyre në raport me to në vendet e tjera evropiane. Për disa ata janë të mirëseardhur, por të tjerë refuzojnë t'u japin jo vetëm vizë pune, por edhe turistike.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD