Rruga e pelegrinazhit për në Santiago de Kompostella daton që nga Mesjeta. Ky është praktikisht kalimi i parë i udhëtimit në Kontinentin e Vjetër. Në ditët e sotme është pjesë e gjithsej 48 “shtigjeve” kulturore të certifikuara nga Këshilli i Evropës, të cilat lidhen me vlerat dhe demokracinë evropiane. Njëra prej këtyre rrugëve gjurmon përhapjen e punës së krijuesve të shkrimit sllav dhe predikuesve të krishterimit, vëllezërit të shenjtë Kirill dhe Metodij, dhe është rezultat i kërkimeve afatgjatë të shkencëtarëve bullgarë.
Studiuesit identifikuan një sasi të madhe monumentesh dhe vendesh të lidhura me Vëllezërit e Shenjtë në Kontinentin e Vjetër. Dihet se Kirill dhe Metodij janë patronët e Evropës, së bashku me Benediktin e Nurias. “Këto janë dy traditat kulturore dhe shpirtërore të kontinentit: ajo perëndimore - e Benediktit dhe ajo lindore - e Kirillit dhe Metodijit. Mirëpo, ata nuk duhet të ndahen, sepse vepra e tyre po përhapet si në Lindje ashtu edhe në Perëndim” – thotë Prof. Sllavija Bërlieva – zëvendës drejtore e Qendrës Shkencore “Kirill dhe Metodij” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, qendra kjo e cila përgatit itinerarin.
“Duke filluar nga Gjermania, ku në Rajhenau ose Elvangen, Metodij kaloi vite në mërgim, dhe pastaj duke kaluar nëpër Vjenë, ku gjatë gjithë shekullit të XVIII organizoheshin çdo vit festa për nder të Vëllezërve të Shenjtë në kishën e pallatit të Vjenës perandorake, kudo përhapej vepra e tyre. Në shekullin e XIV në Çeki, vepra e Vëllezërve të Shenjtë u shfrytëzua nga perandori Karl i IV i Luksemburgut për të rritur vetëdijen e popullsisë vendase sllave. Uvendos alfabeti glagolitik, ndonëse brenda kufijve të kufizuar dhe festa filloi të kremtohet me një dekret të veçantë. Në Hungari, megjithatë, gjejmë gjurmë të qëndrimit të vëllezërve Kirill dhe Metodij në kohën e Princit Pribina të Blatnes. Në Serbi, e më saktë në Sirmium apo Mitrovicën e sotme të Sremit, Metodij ishte kryepeshkop. Për të mos folur për veprën e Vëllezërve të Shenjtë në Bullgari, ku gjejmë monumentet më të vjetra të letërsisë bullgare - këto janë mbishkrimet epigrafike glagolitike në Pliska. Ose mbishkrimi më i vjetër cirilik në Krepça nga viti 921. Dhe çfarë të themi për manastiret në Ravda, në Ivanovo, për tempujt kushtuar atyre në mbarë Bullgarinë...”
Tani, së bashku me përfaqësues nga departamente të ndryshme dhe organizata të industrisë, shkencëtarët po punojnë për krijimin e një produkti konkret turistik në kuadër të nismës evropiane për itineraret kulturore. Por në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për turizmin.
“Pjesa shkencore është shumë e rëndësishme, por bashkë me të ka edhe një fokus edukativ - të rinjtë të cilët përfshihen në hulumtim - thotë prof. Bërlieva. - Edhe nxënësit që fillojnë të studiojnë, për shembull, se si u mbajt festa e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij në një vend të populluar përmes syve të prindërve dhe të paraardhësve të tyre. Fenomeni i festës është shumë i rëndësishëm si dhe fakti se në Bullgari ka dhjetëra kisha dhe tempuj që janë nën patronazhin e vëllezërve të shenjtë. Sepse kjo traditë është një mjet i fortë për identitetin”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..