Turneu kombëtar i legjendës së estradës bullgare Lili Ivanova kaloi me shumë interes, salla të mbushura dhe me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme "Të duam" nga publiku. Pas 31 takimeve të paharrueshme me fansat në qytetet e vogla dhe të mëdha të Bullgarisë nga prilli deri në dhjetor, sonte /4.12/ këngëtarja e madhe bullgare do të kënaqë fansat e saj në Sofje. Nga skena e sallës më të madhe të brendshme në vendin tonë, “Arena Sofja”, Lili Ivanova do të këndojë hitet e saj të përjetshme dhe do ta transferojë publikun në një botë më harmonike artistike plotë emocione të bukura.
Për më shumë se gjashtë dekada në skenë, Lili Ivanova vazhdon të pushtojë publikun e gjeneratave të ndryshme dhe muzikantët që kanë nderin të luajnë me të në skenë e pranojnë këtë përvojë si një nder dhe një mësim profesionalizmi. “Për mua të luaj me Lili është një moment kulmor në karrierë. Ajo është më e madhja nga të gjithë interpretuesit bullgarë”, tha xhazmeni Veselin Veselinov-Eko në një intervistë televizive - bas kitarist, kontrabasist dhe kompozitor, i cili ka punuar me shumë muzikantë të mëdhenj bullgarë dhe botërorë, autor i pesë këngëve nga repertori i Lili Ivanovës.
Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..
Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..
I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..