Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti është gati për masa përkatëse në rast të vetos ndaj Bullgarisë për Shengenin

Kryeministri teknik Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësimin në Shengen, tha në një konferencë kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.

"Kriteret për anëtarësimin në Shengen, të cilat janë tërësisht teknike, janë mbuluar nga Bullgaria qysh në vitin 2011. Kjo është e njohur për të gjithë pjesëmarrësit në zonën Shengen, përfshirë qeveritë e Holandës dhe Austrisë," vuri në dukje kryeministri.

Pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm Ivan Demerxhiev, ministrin e jashtëm Nikollai Millkov dhe ministrin e drejtësinë Krum Zarkov, Donev tha se ata i kanë rishikuar veprimet e qeverisë së përkohshme në ditët dhe javët e fundit për të siguruar mbështetje nga partnerët evropianë për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen.

“Gjatë takimit u komentuan edhe qëndrimet e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte dhe të kancelarit austriak Karl Nehamer, të shprehura publikisht ditët e fundit”, tha kryeministri. Ai kujtoi se muajt e fundit, me iniciativën e Bullgarisë dhe Rumanisë, janë kryer dy inspektime të Komisionit Evropian, të cilët kanë paraqitur një raport pozitiv.

“Një inspektim i veçantë u krye ditët e fundit edhe nga Ambasada e Austrisë në Sofje. Rezultati është gjithashtu pozitiv. Me keqardhje konstatoj se pavarësisht ftesës, pala holandeze zgjodhi të mos marrë pjesë në këto inspektime”, theksoi Kryeministri.

Qeveria është e gatshme për masa përkatëse nëse Holanda dhe Austria vendosin një veto ndaj anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen, theksoi Donev. dhe shprehu shpresën se "arsyeja mund të mbizotërojë" në ditët e mbetura.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Ballabanov

Një sukses i Bullgarisë në Këshillin e Evropës shkaktoi një debat të ashpër në Parlament

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..

botuar më 25-10-02 3.31.MD
Tomisllav Donçev

Vendi ka kapacitet të plotë për të përmbushur nevojat e veta për dronë

Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..

botuar më 25-10-02 3.03.MD
Kryebashkiaku i Varnës Bllagomir Kocev

Kërcënim me vrasje ndaj motrës së kryebashkiakut të arrestuar të Varnës

Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..

botuar më 25-10-02 12.06.MD