Këshilli i Transportit i BE-së zgjeroi rrjetin trans-evropian TEN-T. Korridori i transportit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” u plotësua me trasenë e ish Korridorit №8 nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik. Ndërtimi i infrastrukturës së transportit përgjatë këtij aksi tani mund të financohet nga programet operative të BE-së.
Projektet bullgare përgjatë aksit janë autostrada “Çerno More” nga Varna deri në Burgas dhe autostrada “Rila” nga qyteti Ihtiman përmes qytetit Dupnica deri në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës mbylli njëzëri çështjen në Strasburg kundër parqeve bullgare me erë për nxjerrjen e energjisë elektrike në Kaliakra, të cilat akuzohen se rrezikojnë biodiversitetin e shpendëve në rajon, njofton BTA.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..