Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria të bojkotojë Holandën në institucionet evropiane

Nadezhda Samarxhieva
Foto: BGNES

“Ngritja Bullgare” paraqiti një projekt-rezolutë ku kërkon që Kuvendi Popullor të detyrojë kryeministrin dhe ministrat të votojnë kundër të gjitha propozimeve dhe nismave të Holandës në kuadër të Këshillit të BE-së. Nisma është një masë reciproke kundër bllokimit të vendit tonë për Shengen, u bë e qartë nga një deklaratë e grupit parlamentar të partisë. Nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe deputete e “Ngritjes Bullgare” Nadezhda Samarxhieva rekomandoi që shteti bullgar të sillet në mënyrë adekuate dhe theksoi se, sipas institucioneve evropiane, vendi ynë i ka përmbushur kriteret për t”u anëtarësuar në zonën Shengen.

Më herët, kryetari i Bordit të Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, Vasill Vellev, i bëri thirrje vendit tonë që të fillojë vendosjen e vetos ndaj nismave holandeze në BE, si dhe të ndalojë blerjen e mallrave nga Holanda.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stacioni Hekurudhor Kërxhali

Zgjerohen mundësitë për kompanitë private të operojnë në hekurudhat

Parlamenti bullgar miratoi përfundimisht në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Transportin Hekurudhor. Ndryshimet përafrojnë legjislacionin kombëtar me kërkesat e direktivave evropiane, pasi Komisioni Evropian nisi një procedurë shkeljeje ndaj..

botuar më 25-09-18 12.09.MD
Georgi Përvanov

Ka kthim të ekspertëve bullgarë, por po rritet edhe numri i punëtorëve të huaj

Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..

botuar më 25-09-18 11.53.PD

Një polic vdiq gjatë ruajtjes së një bllokade proteste pranë parlamentit

Përpara votimit të mocionit të pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, deputetë të opozitës nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” bllokuan hyrjen drejt oborrit të brendshëm të parlamentit. Ata..

botuar më 25-09-18 11.27.PD