Paga mesatare në Bullgari është 1743 leva /891 euro/ në tremujorin e tretë të 2022. Rritja e saj është 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Sofje, paga mesatare është më e larta - 2390 leva / 1221 euro/, ose 37,1% më e lartë se mesatarja e vendit, sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Të ardhurat mesatare totale për një person në një familje në tremujorin e tretë të 2022 janë 2 346 leva /1 199 euro/ dhe u rritën me 21% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Një raport i Radio Bullgarisë tregon se inflacioni në vend për tetorin 2022 krahasuar me tetorin 2021 është 17,6%.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..